Thursday, August 27, 2009


Edhe një lexues i ri elektronik nga Sony

Sony ka paraqitur lexuesin e vet më të ri elektronik të librave, produktin e parë të kompanisë i cili mund të lavdërohet për lidhje pa tela.Nën emërtimin e plotë Sony Reader Daily Edition vjen lexuesi i librave elektronike me diagonale të ekranit prej shtatë inçësh, i pajisur me E Ink Vizplex e-letër e cila ofron paraqitje deri në 16 nivele të ngjyrës së hirtë dhe mbështetje të plotë për teknologjinë e gjeneratës së tretë – 3G. Leximi i përmbajtjes në ekran mund të bëhet nga cilado pozitë e pajisjes.

Së bashku me pajisjen në fjalë, Sony ka paraqitur edhe softuerin e vet eBook Library në versionin 3, nëpërmes të cilit pronarët e Sony Reader Daily Edition do të mund të manipulojnë me përmbajtjet e shkarkuara.

Kjo pajisje pritet të paraqitet gjatë festave të fundvitit me çmim prej 400 dollarësh.

Publikoni video materiale në YouTube dhe përfitoni para

Në fund të vitit 2007 shërbimi YouTube ka nisur programin e partneritet YouTube (YouTube Partnership Program), një bashkëpunim i cili përdoruesve të popullarizuar të këtij shërbimi u mundëson të përfitojnë para me video materialet e tyre. Tani në taborin e këtij gjiganti të internetit kanë vendosur ta zgjerojnë këtë program.

Programi “YouTube Partnership Program - YPP” që prej tani është në dispozicion të masave të gjera, raportojnë nga YouTube, mirëpo për t’i përmbushur kërkesat për hyrje, përdoruesit duhet t’i plotësojnë disa kushte të caktuara.

“Për të përcaktuar që video materiali i caktuar plotëson kushtet për hyrje në program, YPP do të shikojë faktorë të caktuar siç janë popullariteti i video materialit të caktuar, numri i shikimeve dhe plotësimin e kushteve të përdorimit të YouTube”, është theksuar në blogun zyrtar të këtij shërbimi.

”Nëse video materiali juaj përmbushë kushtet e caktuara do të merrni një porosi me anë të e-mailit me titull Enable Revenue Sharing, i cili do t’u mundësojë që nëpërmes shërbimit Google Adsense të përfitoni nga video materiali juaj i publikuar”, theksojnë nga kompania.

Për fat të keq, përdoruesit lokal të YouTube të cilët vetëm sa kanë filluar të ndezin video-kamerat e tyre, zgjerimi i programit YPP fillimisht ka të bëj vetëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mirëpo është paralajmëruar se ky program me kohë do të zgjerohet edhe në pjesën tjetër të botës.


Rifreskohet Honda CR-V

Prodhuesi japonez në faqet zyrtare të Hondas ka publikuar fotografinë e parë të automjetit të tij sportiv CR-V.

Sipas informatave në dispozicion, ky automjet do të paraqitet më 17 shtator 2009, që përshtatet me datën e hapjes së panairit të automjeteve në Frankfurt të Gjermanisë, por kjo nuk nënkupton se udhëheqësit e Hondas ndoshta nuk do të vendosin që ai të ketë premierën paraprake në Japoni.

Ndryshime kozmetike janë bukur të lehta, edhe pse fotografia e publikuar zbulon vetëm pjesën e përparme të automjetit. Nuk ka informacione për ndryshimet mekanike, derisa shitja në Evropë fillon në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.